You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MIRËUPAFSHIM O I PAMEND!

MIRËUPAFSHIM O I PAMEND!

ALBSTROKA-TRI-TE-VERTETAT-LORENA-STROKA-PERKTHYESE-SHKRIMTARE-GAZETARE1Shqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Dikur një burrë vendosi të burgoste një kanarinë, e cila i tha:

– “Çfarë kërkon prej meje? Shiko sa këmbë të holla dhe kokë të vogël që kam. Më kthe pas lirinë time dhe unë do të të tregoj tri të vërteta të dobishme”

– “Tri të vërteta?”

– “Po, dëgjomë me kujdes! Të parën, do të ta them kur të më mbash në dorë. Të dytën, kur të ndihem e sigurtë mbi ndonjë degëz. Dhe të tretën, kur të arrij te maja e asaj kodrës atje.”

– “Mirë!”, i tha burri, “më thuaj të parën.”

Pastaj kanarina i tha:

– “Në qoftë se humbet diçka, sado e vlefshme qoftë ajo për ty, mos ndiej keqardhje për asnjë çast.”

Burri e mbajti fjalën dhe hapi dorën e tij. Zogu fluturoi mbi një degë dhe i zbuloi të vërtetën e dytë:

– “Në qoftë se të thonë diçka të pakuptimtë, mos e beso, pa e vërtetuar.”

Zogu fluturoi deri te maja e kodrës…

– “Cila është e vërteta e tretë?” pyeti burri.

–  “Është fakti që në trupin tim gjenden dy bizhuteri të çmuara. Po të më kishe vrarë, tani do të ishin bërë të tuat.”

Burri ra përtokë i dëshpëruar duke kafshuar gjithë tërbim gishtin e tij të madh. Pikërisht atë çast dëgjoi zogun tek qeshte. U ngrit dhe e pyeti se pse ai qeshte?

– “Je i pamend”, i tha zogu. “Para pak të thashë të mos mërzitesh kurrë për diçka që humbe. Ti u ndjeve keq për bizhuteritë. Pastaj të thashë të mos besosh asnjë pakuptimësi pa u bindur për të kundërtën. Të thashë që kam dy bizhuteri të çmuara dhe ti e besove, edhe pse i tërë trupi im është shumë i lehtë. Mirëupafshim o i pamend!”/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top