You Are Here: Home » Të ndryshme » MINISTRIA ME 8 DASHNORË TË NDRYSHËM!

MINISTRIA ME 8 DASHNORË TË NDRYSHËM!

Nga Lorena Stroka

Gruaja e parë Ministre e Drejtësisë në Francë,  ditët e fundit është shndërruar përsëri në lajm pikant, pasi po lufton në çdo mënyrë për të vërtetuar se milioneri Dominique Desseigne është baba i fëmijës së saj.

Mirëpo këtë herë gjërat nuk janë aspak të lehta për Rachida Dati… Desseigne, 68 vjeç sot, refuzon t’i nënshtrohet testit të ADN-së që të vërtetohet nëse është apo jo ai babai i fëmijës.

Ato që zbulohen në gjyq për Dati nuk janë aspak të këndshme. Sipas Dessignie, në një deklaratë të dhënë për revistën M të Le Monde, gjatë kohës që ai kishte lidhje me Dati-n ajo kishte edhe 8 dashnorë të tjerë paralelisht.

Midis tyre ishin: një prezantues televiziv, një ministër, një jurist, një kryeministër spanjoll, një prokuror nga Katari,  një trashëgimtar i një perandorie me gurë të çmuar, por edhe vëllai i Nikola Sarkozisë. Në këtë rast më duhet të pranoj se Madam Dati… ka pasur shije goxha të shtrenjta! E rastit? Nuk ma merr mendja!/www.AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top