You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » HISTORI » Minierë ari me “vulë’ Romake!

Minierë ari me “vulë’ Romake!

Nga Lorena Stroka

Las Medulas ndodhet në Leon të Spanjës. Është një vend i mrekullueshëm, i cili jo padrejtësisht konsiderohet i tillë. Ekzistenca e Las Medulas daton qysh në kohët Romake. Rreth 2000 vjet më parë ishte miniera më e rëndësishme për nxjerrje ari dhe një burim kyç për financimin e shumë veprimtarive të atëhershme. Romakët hoqën 500.000000 m³ tokë për të nxjerrë ar. Në mjediset e Las Medulas u angazhuan 60.000 punëtorë gjatë një periudhe 250 vjeçare. Romakët përdorën një mënyrë inovative për hedhjen në erë të shkëmbinjve, duke përfituar nga presioni i ujit që përmbyste shpellat nëntokësore. Uji i nevojitur për gjetjen e arit transportohej  nga Serra de La Cabrera përmes një rrjeti të ndërlikuar tunelesh, që arrinte deri në 100 km gjatësi. Sot, Las Medulas është shndërruar në një park madhështor, destinacion i preferuar për shumë alpinistë, ndërkohë që çdo ditë organizohen vizita të veçanta brenda tuneleve që dikur transportonin ujë./AlbStroka.com/

© Albstroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top