You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MËNYRA MË E THJESHTË PËR T’I BËRË FLOKËT ME ONDE

MËNYRA MË E THJESHTË PËR T’I BËRË FLOKËT ME ONDE

floke-me-onde-albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-facebook-foto-gjithcka-mbi-femrat-floket-fytyren-trupin© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudo qofshi dhe me këdo qofshi…

Shumë femrave, sidomos atyre që kanë flokë të rralla u pëlqejnë ondet. Deri diku, është një mënyrë e thjeshtë për të mbuluar problemin, rrjedhimisht për t’u ndjerë e dukur më… sexy.

Përveç vajtjes në flokëtore (për ato që e kanë mundësinë financiare), ka dhe metoda të tjera, të cilat thelbësisht kryejnë të njëjtën punë, veçse në kushte shtëpie.

Krahas pjastrave apo bikutinave, mund të përdorni edhe një metodë tjetër, më praktike, më ekonomike dhe aspak lodhëse. Çfarë dua të them me këtë?

Merrni një tas në madhësi mesatare mbusheni me ujë, shtoni në të 2-3 lugë gjelle kripë dhe vijoni me përzierjen (derisa të tretet kripa). Pastaj, aplikojeni në flokët tuaja, bëjini gërshetë dhe mandej shkoni për të fjetur. Në mëngjes, kur të zgjidhni gërshetën, flokët tuaja do të duken mjaft bukur, plot onde të vogla apo të mëdha, varet nga trashësia e gërshetës së bërë. Po të doni, bëni dy ose tre gërsheta njëkohësisht, gjithçka varet nga dëshira juaj./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top