You Are Here: Home » Mjekësi » PEDIATRI » Mënyra efikase për trajtimin e lemzës

Mënyra efikase për trajtimin e lemzës

Nga Lorena Stroka

Lemza është një dikuri e zakonshme sa te fëmijët po aq edhe te foshnjet disamujore. Madje, përshkruhet dhe lemza e embrioneve brenda barkut të nënave të tyre, të cilat e perceptojnë si një tingull ose lëvizje karakteristike gjatë muajve të fundit të shtatzënisë.

Frekuenca e zakonshme e lemzës është nga 4 – 60 herë në minutë. Lemza zgjat nga disa minuta deri në dy orë. Në qoftë se zgjat mbi 3 ditë, atëherë themi se kemi të bëjmë me lemzë kronike. Në qoftë se zgjat mbi një muaj, atëherë kemi të bëjmë me lemzë të përhershme.

Lemza krijohet nga kontraktimet e përsëritura të një muskuli të diafragmës, i cili ndan organet e brendshme dhe barkun nga organet e kraharorit. Ngaqë nga kontraktimi i diafragmës shkaktohet mbyllje e papritur e kordeve vokale, prpdhohet tingulli karakteristik i lemzës.

Cilat janë shkaqet e lemzës?

  • Te fëmijët e vegjël dhe bebet, ngaqë bashkëpunimi midis stomakut dhe ezofagut është i papjekur, valvula që ndodhet midis stomakut dhe ezofagut nuk mbllyet mirë, për këtë arsye, pas ngrënies, kur fryhet stomaku, kemi lemzë.
  • Kur një fëmijë ha me neps dhe bën aerofagji mund të shkaktohet konfraktim diafragme dhe lemzë.
  • Në qoftë se qumështi është shumë i ngrohtë ose shumë i ftohtë.
  • Në qoftë se fëmija qan fort për disa orë.
  • Në qoftë se fëmija qesh shumë, pa shkëputje.
  • Ndryshimet e papritura të temperaturës së trupit ose të mjedisit.
  • Faktorët patologjikë.

Çfarë të bësh për të ndaluar lemzën?

Lemza zakonisht nuk e ngacmon fëmijën, madje mund ta shohim akoma dhe të flejë. Në qoftë se duam ta ndalojmë mund ta bëjmë me dy mënyra:

  1. I japim të pijë disa gllënjka uji, kamomili ose qumështi me bebiron ose gotë.
  2. Kapim dhe lëvizim lehtë hundën, gjë që shkakton teshtitje por dhe pushim lemze.

Kur shqetësohemi?

Në qoftë se lemza është mjaft insistuese mund të shkaktojë probleme në ngrënie dhe fjetje. Në këtë rast, kërkojmë ndihmën e pediatrit./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top