You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MENDIMI QË NUK BËHET… VEPRIM!

MENDIMI QË NUK BËHET… VEPRIM!

ALBSTROKA-BLOG-MENDIMI-QE-NUK-BEHET-VEPRIM-SHQIPËRIME-PERKTHIME-NGA-LORENA-STROKA-GAZETARE-POETE-SHKRIMTARE-SHQIPTAREShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Kur përpiqesh të përballesh me një çështje që përfshin një gamë të gjerë pikëpamjesh, ke vetëm dy rrugë: ose të qëndrosh tek sipërfaqja duke përdorur fjalë boshe, ose të shprehesh në mënyrë kaq të ndërlikuar, sa në fund mos ta kuptosh as ti veten…

Pse mendimet tona nuk bëhen veprime? Shpesh herë regjistrojmë gjendjen-nxitëse, e dimë se çfarë duam, lëvizim energjinë e ndjenjës, por, në çastin e fundit, nuk guxojmë të kalojmë tek praktika, duke ndërprerë kështu përpunimin e nisur mendor…

Diku këtu, nisim të dyshojmë për qëndrimin tonë fillestar, duke përfunduar në një gjendje negative, të ankthshme, gati-gati gjymtuese.

Gjithmonë ekziston mundësia e anulimit ose e një ngjarjeje ekzogjene (të jashtme) që do të shtyjë planet e tua. Por, për sa kohë? Koha që u lëmë faktorëve të na ndikojnë, zakonisht është një alibi e mirë për të justifikuar shkaqet e vërteta e të brendshme që pengojnë përmbushjen e mendimit./albstroka.com/

Sado e hidhur që të tingëllojë, nuk ka rëndësi qëllimi, por, përfundimi që ai sjellë.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top