You Are Here: Home » Gnomonologji » Mençuria flet përmes heshtjes!

Mençuria flet përmes heshtjes!

Nga Lorena Stroka

Mençuria nuk ka asnjë korrelacion të drejtpërdrejtë me njohuritë e njeriut. Në fakt, mençuri quhen të gjitha ato që mbeten nga njohuritë e dikujt, kur ai vetë refuzon të gjitha ato që ka mësuar. Fillojmë nga një stacion që quhet injorancë. Është stacioni në të cilin  qëndrojnë të gjithë ata që s’e dinë që dinë, dhe që rrjedhimisht s’kanë nevojë për të mësuar. Në qoftë se dikush vendosë të hipi në tren, ndodh sepse dikush i ka shtrirë dorën, pra i ka tënë: “eja”. Nëse hipën në tren dhe ndjekë rrugën e drejtë do të arrijë te vendi i kërkuesve. Në qoftë se s’pendohet dhe nuk humb udhën e tij, shumë shpejt do të arrijë te stacioni tjetër, te stacioni i mësuesve.

Disa nga mësuesët vendosin të japin mësim, ndërsa ca të tjerë duan t’i mbajnë për vete njohuritë e tyre. Në qoftë se një mësues kërkon shumë gjëra për shumë vite, mund t’ia dalë mbanë që të hipi përsëri në tren për të shkuar te stacioni i mençurisë, që është dhe i fundit. Është vendi ku jetojnë të gjithë ata që s’e dinë që dinë. Është qesharake, por në rast se pyet një të mençur të vërtetë do të përgjigjet: “nuk e di në di”, pikërisht kështu do të përgjigjej një i urtë. Dhe e dini se pse ndodh kjo? Sepse jetojmë në një shoqëri ku injorantët i konsiderojmë të mençur, dhe të mençurit injorantë. /AlbStroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top