You Are Here: Home » Kuriozitete » Më thuaj se në ç’muaj ke lindur që të të them se ç’punë do bësh!

Më thuaj se në ç’muaj ke lindur që të të them se ç’punë do bësh!

Nga Lorena Stroka

Një hulumtim mjaft interesant vendosi të kryente Zyra e Statistikave Kombëtare (ONS) në Mbretërinë e Bashkuar lidhur me muajin e lindjes së mijëra qytetarëve dhe rolin që mund të luajë në të ardhmen e tyre profesionale.

Rezultatet e kërkimit treguan se muaji i lindjes mund të ndikojë shumë në zgjedhjen e profesionit të dikujt.

Më konkretisht:

  • Në janar lindin më shumë mjekë, mbledhës parash (fatorino) dhe më pak ndërmjetës për shitje/blerje pronash.
  • Në shkurt lindin shumë artistë, policë rrugorë dhe më pak fizikantë.
  • Në mars regjistrohen lindjet më të shumta të pilotëve dhe muzikantëve.
  • Në prill dhe në maj lindin udhëheqësit (liderët) dhe gazetarët.
  • Në qershor lindin afaristët, në këtë muaj kanë lindur gjithashtu 22 Nobelistë Paqeje.
  • Në korrik lindin shumë ndërtues, drejtuesë trenash, shkrimtarë dhe artistë.
  • Në gusht janë regjistruar shumë lindje muratorësh.
  • Në shtator lindin fizikantët dhe atletët. Më pak e mundur është që personat e lindur në këtë muaj të bëhen parukierë ose punëtorë krahu.
  • Në tetor dhe nëntor kanë lindur pothuajse personalitetet më të rëndësishme në botë. Dhe çuditërisht shumë prej tyre u vetëvranë në kulmin e karrierës së tyre artistike. Janë muajt ku shkëlqejnë më shumë gratë se sa burrat.
  • Në dhjetor lindin pothuajse të gjithë dentistët./Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top