You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » MBRETI DHE… LESHTARAKET E HAREMIT!

MBRETI DHE… LESHTARAKET E HAREMIT!

leshtoret-e-haremit-lorena-stroka-gazetareNga Lorena Stroka

Djathtas në foto shihni bashkëshorten  e Nassereddin Shah Qajar-it, me një nga bijtë e tij, ndërsa majtas një grua tjetër, e cila pavarësisht pamjes së saj burrërore, përbënte pjesë e haremit të dikurshëm!

Anis al Doleh, gruaja me tipare të ashpra dhe fizik krejt leshtor, ish një prej 84 bashkëshorteve të mbretit të Persisë, Nassereddin-it, i cili sundoi plot 48 vjet, nga 1848-1896, derisa e vranë. Historikisht, njihet si udhëheqësi që sundoi më gjatë në historinë e Iranit.

mbreti-dhe-haremi-lorena-stroka-shkrimtareAnis, dhe pse për shumëkënd nuk zotëronte një bukuri unike dhe të mrekullueshme, kishte marrë shumë propozime për martesë, të cilat sigurisht i kishte refuzuar. Thelbësisht, nuk kishte asgjë të përbashkët me Soraya-n, princeshën e mëvonshme të Persisë, imazhi i së cilës u afrohej më shumë standardeve të sotme të bukurisë.

Sipas burimeve historike, edhe pjesa tjetër e haremit përbëhej nga gra të leshtorme, për shkak të fatmirësisë që pretendohej se ato sillnin… Ishin zeshkane, me flokë të gjatë dhe vetulla të trasha (nuk i hiqnin kurrë). Kishin forma të plota, vithe e gjinj të bëshëm, dhe zakonisht vishnin rroba të lirshme, të cilat vinin në dukje akoma më shumë të metat e tyre fizike.

Një tjetër detaj që asokohë cilësohej si shenjë feminiliteti, ishte pasja e qimeve të tepërta në pjesën e sipërme të buzëve, të ngjashme me mustaqe. Madje, në rast se ndonjëra i kishte të rralla,  detyrohej t’i vizatonte me laps, për t’u dhënë efektin e plotësisë.lorena-stroka-shkrime-historike-albstroka

Fotot e grave të haremit realizoheshin nga vetë mbreti, pasi askush tjetër nuk guxonte t’u qasej pa urdhërin e tij.

Nassereddin Shah Qajar-i u shqua për shumë gjëra, përveç aftësive të tij udhëheqëse. Ai ishte një koleksionit, poet, piktor, fotograf dhe adhurues udhëtimesh. E kishte aq shumë dobësi artin e fotografimit, sa thuhet se një dhomë të pallatit e kishte kthyer në studio personale./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top