You Are Here: Home » Kuriozitete » Mavrogeni, pirati që të hante pas krahëve!

Mavrogeni, pirati që të hante pas krahëve!

Nga Lorena Stroka

Pirati i famshëm Mavrogeni kaloi vetëm 2 vjet nga jeta e tij (1716 – 1718) duke “plaçkitur’ detet. Në këtë mënyrë, arriti të mblidhte një thesar të madh. Ndërsa Spanjollët ishin të zënë me grumbullimin e arit dhe argjendit që mblidhnin në Meksikë dhe Amerikën Jugore, Mavrogeni me shokët e tij, prisnin me durim anijet spanjolle, të ngarkuara plot me ar dhe argjend që përgatiteshin të merrnin rrugën drejt Spanjës.

Mavrogeni krjoi imazhin e një njeriu të ashpër dhe imoral sepse gjithmonë të hante pas krahëve. Fusha e veprimit të tij shtrihej nga India Perëndimore deri në brigjet e Amerikës së Veriut, me bazë qëndrore Bahamet dhe Karolinën e Veriut.

Fundi i piratit të rrezikshëm erdhi në nëntor të vitit 1718 kur iu pre koka nga ushtarakut i lartë anglez, Robert Maynard. Mirëpo ç’ndodhi me thesarin e madh që kish mbledhur? Vendi se ku e kishte fshehur, nuk u morrr vesh kurrë. Sigurisht, kjo nuk përbëri problem për gjuetarët e panumërt të thasarëve ta kërkonin me mani të madhe.

Anija e fundosur e Mavrogenit, Queen Anne’s Revenge, mendohet se u gjetë pranë Beaufort në Karolinën e Veriut në vitin 1996, por në brendësi të saj nuk u gjet asnjë gjurmë thesari… Vendet e mundshme se ku mund të fshihet thesari janë ishujt e Karaibeve, gjiri Chesapeake në Virxhinia dhe shpellat e ishujve Cayman./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top