You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË ULTRA QETËSUESE PËR TRAJTIMIN E RRJEPJES SË LËKURËS NGA DIELLI

MASKË ULTRA QETËSUESE PËR TRAJTIMIN E RRJEPJES SË LËKURËS NGA DIELLI

albstroka-maske-per-trajtimin-e-rrjepjes-se-lekures-gjithcka-mbi-femrat-trupin-fytyren-floket-lorena-stroka-maska-receta-keshilla-bukurie-facebook© Lorena Stroka

Shkuarja në plazh më të shumtën e herëve bashkëshoqërohet nga rrjepja e lëkurës, gjë krejt antiestetike dhe e bezdisshme njëkohësisht. Arsyet? Nga më të ndryshmet: dehidratimi i lëkurës, mungesa e kremit mbrojtës kundër rrezeve të diellit, qëndrimi i tejzgjatur në diell, moslarja pas kthimit në shtëpi nga deti etj., etj.

Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e një maske ultra qetësuese për trajtimin e rrjepjes së lëkurës në kushte shtëpie.

Përbërësit

1 lugë gjelle avokado të shtypur

1 majë luge gjalpë shea (ka veti mbushëse)

1 lugë gjelle lëng ose xhel aloe vera

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë  së bashku avokadon e shtypur, gjalpin shea dhe lëgun e aloe vera-s derisa të krijohet një masë homogjene. Në vazhdim, përhapeni në lëkurë të pastër, duke e lënë të veprojë rreth 30 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira përsëriteni 2-3 herë në javë./albstroka.com/

*Të gjitha recetat e botuara në faqe mund të përdoren edhe nga meshkujt…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top