You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË PËR NGRITJE GJINJSH (EKSKLUZIVE)

MASKË PËR NGRITJE GJINJSH (EKSKLUZIVE)

Nga Lorena Stroka

Shkrimi i sotëm u kushtohet kryesisht atyre femrave që u pëlqen të dallojnë nga të tjerat. Ngaqë vetë kujdesem goxha për të pasur një imazh sa më të mirë, kuptohet brenda mundësive që kam, mrekullira ende nuk kam arritur të bëj, as shndërrime totale, mendova t’ju zbuloj një mënyrë të mirë e të thjeshtë për të bërë një gjoks të përsosur, të fortë, të rrumbullaktë dhe aspak të rënë. Pra, përgatitjen e një maske me produkte që secila prej jush ka në shtëpinë e saj.

Përbërësit:

  • 3 lugë supe mjaltë
  • 1 vezë
  • 1 gotë (mesatare) kos

Mënyra e përgatitjes:

Tre produktet e mësipërme vendosini në një rrahëse elektrike ose dore derisa të krijohet një masë e trashë. Maska juaj është gati për përdorim.

Mënyra e përdorimit:

Është shumë e thjeshtë, para se të aplikoni masën e përgatitur në gjinj, lajini me ujë të vakët. Lereni të veprojë për 10-15 minuta dhe pastaj bëni dush me ujë thuajse të ftohtë. Maskën mund ta bëni 4-5 herë në javë./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top