You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË PËR LUFTIMIN E VARJES DHE DËMTIMEVE TË LËKURËS (EKSKLUZIVE)

MASKË PËR LUFTIMIN E VARJES DHE DËMTIMEVE TË LËKURËS (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Këtë shkrim, e kam nisur këtu e 4-5 ditë më parë, mirëpo, sa herë bëhesha gati për ta përmbyllur, diçka ndodhte dhe shtyhej për më vonë. Përfundimisht, pas shumë përpjekjesh, ia dola…

Tema e sotme ka të bëjë me përgatitjen e një maske shpëtimtare që ndihmon në zbutjen e rrudhave, zhdukjen e puçrrave dhe luftimin e varjes apo dëmtimeve të lëkurës. Aplikimi i shpeshtë i saj ofron forcim, shkëlqim dhe ripërtëritje të sigurtë…

Përbërësit

pluhur stevia (stevia është një barishte e ëmbël pa efekte anësore)

ujë

Përgatitja/Përdorimi

Në një tas përzieni pak pluhur stevia dhe ujë, derisa të krijohet një pastë e trashë.  Në vazhdim, aplikojeni në fytyrë dhe qafë, duke bërë masazh të lehtë me lëvizje rrethore. Lereni të veprojë për rreth 45 minuta dhe pastaj lahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira, do t’ju këshilloja ta përsëritnit 3 herë në javë./AlbStroka.com/

Shihemi pas pak…

 © AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top