You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË ME SHITAKE PËR HEQJEN E RRUDHAVE POSHTË SYVE

MASKË ME SHITAKE PËR HEQJEN E RRUDHAVE POSHTË SYVE

maske-me-kerpudha-albstroka-blog-lorena-stroka-receta-keshilla-sekrete-bukurie-gjithçka-mbi-femrat© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kërpudhat janë cilësuar si antioksidantët më të fuqishëm për riprodhimin e shëndetshëm të qelizave të lëkurës, duke riparuar njëkohësisht dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Kërpudhat janë një burim i shkëlqyer i këtij përbërësi të mahnitshëm, që mund të përdoret lehtësisht për përgatitjen e recetave në kushte shtëpie.

Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e maskës antirrudhë për lëkura të thata… ndërsa në shkrimin e ardhshëm, do të postoj një recetë tjetër me kërpudha për lëkura të yndyrshme, ok?

Përbërësit

1 filxhan e gjysmë krem të ftohtë gatimi

5-7 pika vaj esencial ose një serum për lëkura të thata

2-3 pika vaj esencial livandoje

1 filxhan e gjysmë kërpudha të (shtypura), të bëra pure (SHITAKE mundësisht)

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene, në vazhdim, përhapeni në të gjithë sipërfaqen e fytrës dhe qafës duke e lënë të veprojë rreth 20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 1-2 herë në javë./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top