You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË E RE KUNDËR CELULITIT

MASKË E RE KUNDËR CELULITIT

albstroka-blog-maska-kunder-celulitit-lorena-stroka-keshilla-sekrete-receta-bukurie-kura-popullore© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Dy-tre javët e fundit që isha më shumë jashtë, se sa brenda shtëpisë, më ranë në sy turma të tëra femrash të moshave të ndryshme që jo thjesht shkonin, por, rendnin të entuziazmuara drejt palestrave. Arsyeja siç e kuptoni dhe ju vetë, është ndërtimi i trupit për në plazh! Kjo është një lëvizje mjaft pozitive, jo vetëm për estetikën e trupit, por, para së gjithash për shëndetin.

Personalisht, e kam bezdi të shkoj në palestër, por, kam bërë diçka tjetër, kam blerë një pistë vrapimi dhe ndjek disa programe specifike për djegie kalorish dhe tonifikim. Ndryshimi që po vërej në pjesën e vitheve, kofshëve dhe pulpave është goxha i madh.

Krahas programit të përditshëm të stërvitjes dhe ushqyerjes së ekuilibruar, vijoj të bëj  dhe kurat e mia natyrale, të cilat më kanë ndihmuar shumë sa estetikisht, po aq dhe psikolgjikisht…

Tema që kam zgjedhur për ju sot ka të bëjë me celulitin, armikun e bikinit, por, dhe të psikologjisë sonë njëkohësisht. Më poshtë po ju rendis përbërësit që do të nevojiteni për përgatitjen e maskës kundër celulitit, të cilën kam filluar ta aplikoj këtu e një muaj… (së paku).

Përbërësit

1 filxhan kafeje vaj misri

1/4 filxhan kafeje lëng grejpfruti

pakëz trumëz të tharë

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku vajin e misrit me lëngun e grejpfrutit, pastaj aplikojeni në ato zona ku keni celulit. Në vazhdim, merrni trumzën e tharë dhe fërkojeni mbi lëkurë për disa minuta. Mandej, vendosni letër mbështjellëse plastike për rreth 15 minuta. Nxehtësia e krijuar nga letra mbështjellëse redukton celulitin si dhe ju dobëson lokalisht. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top