You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË DIMËRORE ME LAKËR DHE MAJA PËR TË GJITHA MOSHAT

MASKË DIMËRORE ME LAKËR DHE MAJA PËR TË GJITHA MOSHAT

albstroka-bukuri-lorena-stroka-gazetare-receta-shkrimtare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Bimët, fruta, perimet, por, dhe shumë produkte të tjera natyrore janë përbërësit më të mirë kozmetikë pa kimikate. Vetëm në pak kohë mund të përgatisni thjesht dhe shpejtë një maskë dimërore me bazë lakrën e bardhë dhe karotën. Më konkretisht, kjo maskë është tejet ripërtëritëse për lëkurat e lodhura nga ndryshimet klimatike. Në arsye tjetër që do t’ju bindë për vlerat e kësaj maske është veprimi anti-inflamator dhe plagë-shërues i saj.

Përbërësit

5 gjethe lakër (të lara mirë)

1 karotë

1 lugë çaj maja

1 lugë çaj mjaltë

Përgatitja

Fillimisht, vendosni në një shtrydhëse frutash gjethet e lakrës dhe karotën. Në vazhdim, zbrazeni lëngun e mbledhur në një tas dhe përziejeni mirë së bashku me mjaltin dhe majanë. Aplikojeni në lëkurë të pastër për rreth 20 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 2 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top