You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKË ANTIRRUDHË ME PLUHUR FARASH LIRI

MASKË ANTIRRUDHË ME PLUHUR FARASH LIRI

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Megjithëse kanë kaluar veçse pak ditë nga hera e fundit që kam postuar në faqe, mua më duket sikur kanë qenë muaj të tërë. Shkaku? Një alergji e shfaqur papritur. Për fat të mirë, tani, jam më mirë, shenjat janë më pak të dukshme, deri të dielën besoj se do të jenë zhdukur plotësisht. Gjithçka m’u shkaktua nga çokollata. Jo mos mendoni se u çmenda që të provoja çokollatë kur e dija që isha alergjike. Në datën 8 qershor isha e ftuar në shtëpinë e motrës së Fjorit (shoqes sime të ngushtë), e cila për të më respektuar dhe kënaqur sa më shumë kishte përgatitur një ëmbëlsirë apostafat për mua, brenda së cilës kishte hedhur pakëz pluhur çokollate, mua s’m’u dha ta pyesja nëse kishte çokollatë (për momentin e harrova fare), por dhe ajo s’e dinte problemin tim, kështu dhe e pësova… Mend për herë tjetër tani…

Sot, do të flasim për një maskë të shpejtë dhe të mirë me veti antirrudhë dhe përbërës kryesor flaxseed ose siç e quajmë në shqip farat e lirit.

Farat e lirit janë të pasura me acide omega-3, omega-6 yndyrore dhe shquhen për përmirësimin e cilësisë së lëkurës. Maska në fjalë, ndihmon në zhdukjen graduale të rrudhave dhe qarkullimin e mirë  të gjakut.

Përbërësit

2 lugë gjelle pluhur farash liri

1 lugë çaj mjaltë

1 lugë gjelle kosë dele

Përgatitja

Një mënyrë e mirë për të përgatitur pluhurin e farave është t’i bluani/thërrmoni në një blender. Në vazhdim, merrni pluhurin e krijuar (2 lugë gjelle) dhe përziejeni mirë bashkë me përbërësit e tjerë, derisa të formohet një pastë kremoze. Pastaj përhapeni në fytyrë (përveç pjesës së syve dhe buzëve) dhe qafë. Lereni të veprojë për rreth 10 minuta, shplahuni me ujë të ftohtë dhe aplikoni kremin hidratues. Personalisht, e aplikoj 1-2 herë në muaj./AlbStroka.com/

* Në rast se nuk keni pluhur farash liri, përdorni xhel farash liri. Kërkojeni në farmaci…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top