You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA SUPER E EFEKTSHME QË ZHDUKË RRUDHAT E QAFËS, (EKSKLUZIVE)

MASKA SUPER E EFEKTSHME QË ZHDUKË RRUDHAT E QAFËS, (EKSKLUZIVE)

MASKA-QE-ELEMINON-RRUDHAT-E-QAFES-ALBSTROKA-LORENA-STROKA© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kush do të rezistonte para një dekolteje të mrekullueshme e rinore?! Sigurisht askush… Por çfarë ndodh dhe përreth nesh shohim gjithnjë e më shumë fytyra të botox-uara dhe qafa të plakura? Për fat të keq shumë femra mendojnë se shenjat e plakjes janë të dukshme vetëm në fytyrë, ndaj dhe përqëndrohen në përkujdesjen e saj qoftë artificiale apo natyrale, dhe i kushtojnë më pak rëndësi pjesës së qafës. Për të gjitha ju që doni të keni një pamje të plotë rinore dhe pa rrudha provoni të përgatisni maskën e mëposhtme antirrudhë.

Përbërësit

 1 lugë çaj miell bajamesh

2 lugë çaj majonezë

2 lugë çaj lëvore të grirë avokado

Përgatitja

Në një tas përzieni së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm. Në vazhdim, përhapeni në pjesën e qafës dhe dekoltesë duke  e lënë të veprojë për 20 minuta. Pastaj shpëlahuni me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 2 herë në javë./albstroka.com/

© AlbStroka.om

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top