You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » MASKA ME ARRA QË ZHDUKË RRUDHAT E FYTYRËS DHE SHENJAT E AKNEVE

MASKA ME ARRA QË ZHDUKË RRUDHAT E FYTYRËS DHE SHENJAT E AKNEVE

albstroka-blog-maske-me-arra-dhe-petale-tendafili-qe-eleminon-shenjat-e-plakjes-dhe-aknet© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Të gjithë e dimë se sa i dobishëm është lëngu i trëndafilit për lëkurën tonë. Petalet e trëndafilave (pavarësisht ngjyrës që mund të kenë) përmbajnë disa përbërës që ndihmojnë në rregullimin e ngjyrës së lëkurës (sidomos në ato raste ku vërehet dy-ngjyrësi) si dhe eleminojnë rrudhat e fytyrës dhe shenjat e mbetura nga aknet. Për të gjitha këto arsye, vendosa t’ju postoj këtu një recetë të re me përbërës kryesor petalet e trëndafilit.

Përbërësit

10 gr arra të bluara

10 gr miell (gruri)

2 petale trëndafili

4-5 lugë gjelle ujë të distiluar

Përgatitja

Në një enë përzieni mirë së bashku pluhurin e arrava, miellin, ujin dhe petalet e trëndafilit. Pastaj vendoseni në zjarr të ulët për 2-3 minuta, derisa të krijohet një masë ngjyrë rozë. Në vazhdim, hiqeni nga zjarri dhe lereni të ftohet. Mandej, përhapeni në fytyrë dhe qafë për rreth 20 minuta. N[ë fund, shpëlahuni me ujë të vakët. Për efekte sa më të mira, përsëriteni çdo javë, kryesisht para se të flini./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top