You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Maska natyrale bukurie

Maska natyrale bukurie

                                           Nga Lorena Stroka

Dëshironi që gjithmonë të keni një fytyrë sa më të ndritur dhe të bukur, por produktet kozmetike nuk ju japin rezultatet e dëshiruara? Atëhere, kërkoni zgjidhjen brenda shtëpisë tuaj. Përgatisni vetë maska bukurie me përbërësit qe keni ne frigorifer, e vetmja gjë që ju mungon është RECETA.


Maske me kos

Ndoshta është receta më e lehtë. Rekomandohet për të gjitha llojet e lëkurës. Realizohet vetëm me dy përbërës. Ajo çka do të nevojiteni është një lugë gjelle kos, në temperaturën e dhomës, dhe një lugë (gjelle) mjaltë, mirë do të jetë ta keni ngrohur (jo djegur) më parë, me qëllim që të shkrije/rrëshqasë. Përziejini bashkë dhe pastaj aplikojeni në fytyrë. Lereni rreth 15 minuta, nëse keni lëkurë të thatë duhet të dyfishoni dozën e mjaltit, ndërsa për lëkurat e yndyrshme do të nevojitet të provoni ca pika laim të freskët.

Maske me mjaltë

Rekomandimi më i mirë për fytyrën. Lagni një pecetë në ujë të ngrohtë dhe fshini fytyrën tuaj me qëllim hapjen e poreve. Pastaj aplikoni mjaltin për 15-20 minuta. Fillimisht, shplani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe në vazhdim me uje te ftohte që të mbyllen poret. Masken mund ta bëni një herë në javë.

Maske me banane

Banania është zgjidhja më e mirë për luftimin  e rrudhave. Shkrijeni deri sa të bëhet si krem. Aplikojeni në fytyrë dhe lereni të bëje mrekullinë e vet për 15 minuta. Shplajeni me ujë të ngrohtë dhe pastaj me të ftohtë.

Maska me avokado dhe karota

Maska e meposhtme kombinon avokadon e pasur me vitaminën E, karotën dhe karotinin. Do të nevojiteni: një avokado të shkrirë, një karotë të zier në formë pureje, gjysmë filxhani krem, një vezë të rrahur dhe 3 lugë gjelle mjalte.

Pasi ta keni përgatitur aplikojeni në fytyrë/qafë për 10 minuta./AlbStroka.com/

 

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa lejen e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top