You Are Here: Home » Kuriozitete » Mashkulli i vetëm në tokë që lind “fëmijët” e familjes!

Mashkulli i vetëm në tokë që lind “fëmijët” e familjes!

Nga Lorena Stroka

Kali i detit është një organizëm i çuditshëm ujor. Jo vetëm sepse qëndron me të njëjtën “grua” për gjatë gjithë jetës së tij (siç e shihni, këtu kemi të bëjmë me një krijesë super – monogamike), por sepse është mashkulli i vetëm në tokë që lind “fëmijët” e familjes.

Kali i detit mbetet shtatzënë! Dhe kur vjen koha e duhur, sjell në në jetë të “vegjëlit” e vet, tërë ngazëllim dhe krenari.

Më konkretisht, në periudhën e riprodhimt çifti i kuajve ulet pranë njëri tjetrit, sikur puthen. Në fakt, kali femër i çon vezët në një “xhep” të kalit mashkull që ka nën bishtin e vet, vezët rrinë atje deri sa vjen çasti i shumëpritur i “lindjes”.

Shtatzënia zgjat nga 10 – 60 ditë (sipas llojit), barku i fryrë rrezikshëm, dhe të gjitha shenjat e tjera shoqëruese tregojnë se koha e “lindjes” është më pranë se kurrë.

Pastaj mashkulli mbërthehet pas një alge dhe me lëvizje intensive fillon të lindë kuajt e parë. I gjithë procesi zgjat nga 2 – 3 ditë.  Foshnjet e lindura arrijnë deri në 1500. Gjatë kësaj kohe femra vështron nga larg të gjithë procesin

© Albstroka

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top