You Are Here: Home » Mjekësi » Psikologji » Martesa në 6 javë, 6 muaj, 6 vjet!

Martesa në 6 javë, 6 muaj, 6 vjet!

Përktheu: Lorena Stroka

Në fillim të një lidhjeje gjithçka shkon mrekullisht. Gjashtë javët e para çifti fluturon nga lumturia. Në gjashtë muaj gjërat fillojnë të lëkunden pak. Ndërsa në gjashtë vjet, ndodh ndryshimi rrënjësor. Ja shihni se si reagojnë të dy gjinitë:

Në takim

  • 6 javë: Të dua, të dua, të dua…
  • 6 muaj: Sigurisht që të dua!
  • 6 vjet: Oh, zot, po mos të të doja pse do martohesha me ty?

Kur kthehet nga puna

  • 6 javë: Zemër, u ktheva!
  • 6 muaj: U ktheva!!!
  • 6 vjet: Çfarë gatoi jot ëmë sot?

Dhurata

  • 6 javë: Shpirt, shpresoj të të pëlqej unaza që të bleva!
  • 6 muaj: Gjeta këtë CD-në me çmim fare të ulët, dhe thashë të ta blija!
  • 6 vjet: Urdhëro paratë e bli ç’të duash!

Kur bie telefoni

  • 6 javë: Shpirt, dikush të kërkon!
  • 6 muaj: Për ty është!
  • 6 vjet: Bie telefoni, nuk e dëgjon eeee?!

Gatim

  • 6 javë: Nuk kam provuar gjellë më të shijshme se kjo!
  • 6 muaj: Ç’do hamë sot?
  • 6 vjet: Prapë makarona do hamë?

Duke blerë një fustan të ri

  • 6 javë: Je si engjëll me këtë fustan!
  • 6 muaj: Prapë bleve fustan të ri?
  • 6 vjet: Sa do më kushtojë të ziut ky fustan, që në fund të fundit nuk të nevojitet!

Duke planifikuar pushimet

  • 6 javë: Zemër, ç’thua sikur të shkonim nja dy javë në Vjenë, ose diku tjetër, ku të duash ti?
  • 6 muaj: Pse ku është e keqja të shkojmë te jot ëmë në fshat?
  • 6 vjet: Udhëtim? Pushime? Shumë mirë jemi dhe në shtëpi!

Duke ndjekur TV

  • 6 javë: Engjëll, çfarë do të shikojmë sonte?
  • 6 muaj: Më pëlqen ky thriller-i. Domethënë ç’të shikoj ata filmat kot që zgjedh ti?!
  • 6 vjet: Do shikoj futboll se kështu më do qejfi. Po s’të pëlqen, ik, fli gjumë!

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top