You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » MAHATMA GANDHI, THEMELUESI I REZISTENCËS PASIVE

MAHATMA GANDHI, THEMELUESI I REZISTENCËS PASIVE

lorena-strokagazetare-wikipediaNga Lorena Stroka

Mahatma Gandhi njihet si një nder figurat më të shquara të Indisë gjatë Lëvizjes Indiane për Pavarësi. Ajo që e bëri të veçonte nga revolucionarët e tjerë ishte filozofia në bazë të së cilës ai jetoi dhe veproi.
Mendimtari hindu konsiderohet si frymëzuesi dhe themeluesi i rezistencës pasive, pa përdorimin e forcës kundër shtypësve. Një metodë që shkaktoi reagime të mëdha në Indi si dhe sikletosi Britaninë e Madhe, e cila nuk dinte si të përballonte lëvizjet paqësore, por efikase të Gandhi-t.
Në 35 vjet, Gandhi iu nënshtrua 18 grevave urie. Të gjitha ato ishin një akt revolucioni dhe në të njëjtën kohë pjesë e një ideologjie më të thellë. Hera e parë që ai testoi rezistencën e trupit të tij ishte në vitin 1913, në moshën 44 vjeç.
I qëndroi besnik idesë së revolucionit pa asnjë formë dhune. Për asnjë çast nuk ndaloi së nxituri ndjekësit e tij të marshonin paqësisht, të bojkotonin produktet britanike si dhe të digjnin çfarëdo veshje evropiane që kishin. Sa herë që shihte se autoritarizmi dhe dhuna e anglezëve tejkalonin kufijtë, hynte në grevë urie. Më 18 janar 1948 Gandhi vendosi të ndërpriste grevën e fundit të urisë, pikërisht 12 ditë para vrasjes së tij!
Megjithëse u shndërrua në simbol global, nuk gjeti shumë imitues. Lëvizjet e mëdha revolucionare të viteve ‘60 u bënë me forca të armatosura, ndoshta sepse kushtet dhe kulturat ishin të ndryshme, ose ndoshta sepse Gandhi, ishte një rast unik./Lorena Stroka
© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top