You Are Here: Home » Të ndryshme » MAGJIA E POLE DANCING!

MAGJIA E POLE DANCING!

Nga Lorena Stroka

Historia e Pole Dancing (Vallëzimit në Shtyllë) filloi 2 mijë vjet më parë me gra që vallëzonin për gra të tjera, në një sport Indian që quhej Mallakhamb. Sheila Kellev në librin e saj “The S Factor” shkruan: “Megjithëse data e saktë nuk dihet, është e sigurtë se kërcimet sensuale të asaj kohe nuk bëheshin për të joshur burrat, por kishin si synim veç shprehjen e forcës së gruas dhe rritjen e pjellshmërisë së tyre”.

Në kulturat e lashta matriarkale vallëzimi realizohej nga gratë për gratë. Mallakhamb Pole dhe Chinese Pole ishin kryesisht sporte meshkujsh. Pavarësisht ngjashmërisë që kanë midis tyre Mallakhab Pole  dhe Chinese Pole janë krejt të ndryshme nga Pole Perëndimor.

Mallakhamb Pole (Shtylla Mallakhamb) është prej druri, është e gjerë në diametër dhe ka një top të drunjtë në majë. Chinese Pole kryhet zakonisht në dy shtylla me një gjatësi prej 6 m. Burrat për shkak të fuqisë që zotërojnë mund të kërcejnë nga njëra shtyllë në tjetrën dhe të ekzekutojnë lëvizje të shumta që “sfidojnë” rëndesën pa u përballur me asnjë lloj vështirësie të dukshme.

Historia e Vallëzimit në Shtyllë në perëndim është krejt e ndryshme nga ajo e Indisë. Vallëzimi në Shtyllë u shfaq për herë të parë në vitin 1920 në kulmin e depresionit Amerikan të asaj kohe. Trupat lëviznin nga njëri qytet në tjetrin për të argëtuar turmat. Një pjesë e trupës përfshinte shfaqje të ndryshme në skena të vogla që ekzistonin rreth skenës qendrore. Në njërën prej tyre kishte disa gra që vallëzonin në mënyrë “demonstruese” para turmës së burrave të entuziazmuar. Skena e Pole u bë e njohur si “vallëzim në shtyllë”, sikurse njihet dhe sot.

Vallëzimi në Shtyllë filloi të shfaqej dhe në shumë bare, në vitet 50-të. Më vonë, gjatë viteve 80-të striperët morën përsipër përhapjen e këtij lloj vallëzimi, fillimisht në Kanada e më pas në SHBA.

Vallëzimi në Shtyllë nuk është banal ashtu si duan ta paraqesin disa, është një lloj vallëzimi i cili jo vetëm kërkon gjendje të mirë fizike por dhe një ekuilibër të shkëlqyer psikologjik. Për mendimin tim është ART – dhe vetëm si i tillë duhet trajtuar!/Albstroka/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top