You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » LUMTURIA E GRUAS NUK GJENDET TE PARATË E BURRIT!

LUMTURIA E GRUAS NUK GJENDET TE PARATË E BURRIT!

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

K.G

Por kur u zgjova nga drita që shkëlqente në sytë e mi, gjuhët e një zjarri të shenjtë më përvëlonin dhe zhduknin te brendshmet. Porsa u zgjova ndjeva llahtarinë që shtrëngonte e torturonte shpirtin tim. Pashë krahët e mia të më çonin në qiellin e dashurisë.

Por pastaj filluan të dridheshin dhe përkuleshin në tokë, të pafuqishme për të thyer zinxhirët e ligjit. Trupi im qe lidhur në zinxhirë para se të mësoja rëndësinë e tyre dhe pasojat e atij ligjit.

Kur u zgjova, kuptova se lumturia e një gruaje nuk gjendet tek paratë e burrit, bujaria apo mirësia e tij. Lumturia gjendet te dashuria që lidh shpirtin e saj me atë, te dashuria që transfuzon ndjenjat e saj në zemrën e tij dhe i bënë NJË në trupin e jetës, një fjalë në buzët e zotit./AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top