You Are Here: Home » Mjekësi » Luftuesit e kolesterolit

Luftuesit e kolesterolit

Nga Lorena Stroka

Të gjithë e dimë se sa e rëndësishme është për shëndetin tonë të kemi vlera të ulta të kolesterolit të përgjithshëm, pra të kolesterolit të keq (LDL) dhe kolesterolit të mirë (HDL). A ka ushqime që mund të reduktojnë kolesterolin e keq? Në përgjithësi ushqimet që përmbajnë yndyrna të cilësisë së mirë si vaji i ullirit, peshqit apo frutat e thata mund të kontribuojnë në uljen  e tij.

Më konkretisht konsumoni sa më shumë:

– Fruta, perime, drithëra, bukë (gruri), oriz, makarona etj.

– Peshq të yndryrshëm (salmon, ton, sardele etj) për shkak të pranisë së acideve yndyrore omega -3.

– Fruta deti, shumica e njerëzve beson se ato e rrisin kolisterolin, dhe më e rëndësishmja, askush nuk njeh veprimin e tyre anti-inflamator.

– Alkool dhe verë (konsumi i moderuar i tyre, veçanërisht i verës së kuqe, që përmban antioksidantë) rrisin kolisterolin e mirë (HDL).

– Fitosterole që gjenden në ushqime bimore si susami, farat e lulediellit, kikirikët, bizelet, krundet, vaji dhe margarinat e pasura siç duhet.

– Bishtajore si thjerrëza, fasule etj, për shkak të fibrave që ato përmbajnë.

– Bulmete pa yndyrë, mish derri, viçi, pule dhe peshq./AlbStroka.com/

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top