You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » LUANI TË VRET ME… VËSHTRIM!

LUANI TË VRET ME… VËSHTRIM!

lorena-stroka-facebook-wikipedia-biografia-luani-vret-me-veshtrimShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Luani është i fortë ngaqë kafshët e tjera janë të dobëta. Ha mishin e tyre, sepse e lejojnë që ta bëjë. Ai nuk vret me kthetra, thonj apo dhëmbë, por, vetëm me vështrim. Si fillim, afrohet ngadalë, heshturazi, sepse në këmbë ka re që vrasin zhurmën. Pastaj hidhet mbi viktimën duke e kthyer mprapsht, një sulm që bazohet më shumë në befasi se sa në fuqi.

Mandej e vështron drejt e në sy. Kafsha e shkretë që gjendet nën të, gati për t’u gllabëruar prej tij e sheh e tmerruar. Nuk shikon më veten e saj, shikon atë që shikon luani, imazhin e vet në sytë e tij, domethënë, vogëlsinë dhe dobësinë që e karakterizojnë.

Tashmë bindet se është e vogël dhe e pafuqishme. Friket, nuk shikon më asgjë, ngrin e tëra, ashtu siç bën kur të zë shiu në male, në terrin e natës. Ndaj dorëzohet vetë, duke e lënë luanin që ta shqyejë të gjithën.

Kështu vret luani, me vështrim…

E megjithatë, ka një kafshë që kur e ndalon luani, nuk i jep rëndësi, vazhdon rrugën sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Dhe në qoftë se luani i sulet, ajo përgjigjet shkathtësisht me një gërvishtje rrëqethëse që e bën gjakun të rrjedhë lumë. Nuk i dorëzohet, sepse nuk shikon që e shikojnë… është e verbër. E dini si quhet?/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top