You Are Here: Home » Gnomonologji » Dashuria » Aforizma dashurie

Aforizma dashurie

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

Mbaj mend se çdo njeri që takon në jetë, diçka friket, dikë do, dhe diçka ka humbur.
(H Jackson Brown, Shkrimtar)
Gjithmonë më interesojnë njerëzit, por kur nuk më pëlqejnë.
(Henry James, Shkrimtar)
Thashethem është kur dëgjon diçka që të pëlqen për dikë që nuk simpatizon.
(Earl Wilson)
Linda kur më puthe.
Vdiqa kur më braktise.
Jetova pak javë kur pranë meje ishe.
(Humphrey Bogart)
Jeta është lule dhe dashuria mjalti i saj.
(Viktor Hugo)
Pyeta një lule, një zog dhe një njeri se ç’është dashuria… lulja lulëzoi, zogu cicëroi dhe njeriu vajtoi.
(Anonim)
Dashuria është një oqean ndjenjash që rrethohet nga shpenzime të vazhdueshme.
(Thomas Dewar)
Dhembja e dashurisë është më e ëmbël se çdo kënaqësi tjetër.
(John Dryden, Poet Anglez)
Dashuria: është nevoja të ikësh nga vetvetja.
(Sharl Bodler)
Të fitosh një burrë është art, por që ta mbash është profesion.
(Simone De Beauvoir, Shkrimtare Franceze)
Burrat mendojnë për gratë, ndërsa gratë se ç’mendojnë burrat për ato.
(Peter Ustiniv)
Arsyeja që tolerojmë njëri- tjetrin ështe se të gjithë jemi mashtruesë.
(Emile M. Cioran)
Te gjithe të shikojne si dukesh, por pak kuptojnë se kush je.
(Nikolo Makiabeli)
Para syve të mi, ishe dritë.
Para Dashurisë, dashuri
…dhe kur të mori puthja
grua ishe ti.
(Odisea Eliti, Nobelist Grek)

 

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top