You Are Here: Home » Gnomonologji » LOJA E PYETJEVE…

LOJA E PYETJEVE…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Eva Stachniak

Secili prej tyre duhej të shkruante një pyetje në një copë letër dhe pastaj të hidhnin short. Duhej t’i përgjigjeshin me sinqeritet të plotë çdo pyetjeje që do t’u binte, duke shkruar përgjigjen poshtë pyetjes, dhe në vazhdim, ta hidhnin përsëri tek grumbulli. Në fund, do të lexonin me zë të lartë të gjitha pyetjet dhe përgjigjet e dhëna.

Çfarë është ajo që ndriçon të ardhmen tuaj?

Ajo që ndriçoi të kaluarën e tij.

Çfarë është ajo që e bën dashurinë dhe urrejtjen kaq të ngjashme?

Mjafton veç një vështrim për t’i gjallëruar të dyja.

Çfarë është ajo që e bën jetën të çmuar?

Ajo që e bën vdekjen të tolerueshme/pranueshme.

Përse gënjeshtrat janë tërheqëse?

Sepse e vërteta mbyll shumë dyer.

Cila është e mira dhe e keqja e shpresës?

Se që të dyja të mashtrojnë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top