You Are Here: Home » Shkencë » Astronomi » Lindja e një planeti

Lindja e një planeti

Nga Lorena Stroka

Dy astronomë arritën të depërtonin brenda diskut të materies dhe gazeve që është krijuar përreth yllit LkCa 15 dhe të gjenin një planet që ndodhet në fazat e para të krijimit të tij. LkCa 15b është planeti më i ri jashtëdiellor që është zbuluar deri më sot, madje thuhet se zbulimi i tij është i një rëndësie të veçantë pasi shkencëtarët mund të studiojnë në kohë reale proceset krijuese të një planeti.

Adam Kraus, astronom në Institutin e Astronomisë, të Universitetit të Havait dhe Majkëll Airland, astronom që punon në Universitetin Macquarie, përdorën teleskopë te fuqishëm të vendosur në vargmalin e ishullit Mauna Kea për të vëzhguar yllin LkCa 15. Ylli ka një madhësi të krahasueshme me Diellin, por ndodhet ende në fillimet e tij, pasi është vetëm 2 milion vjeçar ndërsa Dielli 4.5 miliard vjeçar.

Të dy astronomët zbuluan se përreth LkCa 15 janë krijuar dy diqe të materies dhe gazeve. Njëri është disku konvencional i materies dhe gazeve që krijohet rreth yjeve të porsalindur dhe ofron materialet krijuese të planeteve.  Yllin dhe diskun i rrethon një disk i dytë i përbërë nga një pluhur kozmik, që ka shkëlqim tepër të lartë. Planeti i zbuluar nga të dy astronomët lindi dhe po formohet në një zonë midis dy disqeve – fakt jashtëzakonisht interesant.

LkCa 15b është planeti më i ri i zbuluar deri më sot. Bëhet fjalë për një gjigand gazi që formohet larg diskut të materies (lëndës) dhe gazeve. Ky është një fenomen me të vërtertë i veçantë, pasi vëzhgimi apo studimi i tij deri më sot ka qenë krejt i pamundur.Për herë të parë arritëm të bënim vëzhgime dhe matje të drejtpërdrejta për një planet të tillë por edhe për materien që e rrethon“, raportoi Adam Kraus.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top