You Are Here: Home » Mjekësi » Leximi i mendimit!

Leximi i mendimit!

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët Amerikanë arritën të krijonin fjalë përmes regjistrimit të valëve elektrike në trurin e vullnetarëve, të cilët thjesht i mendonin. Kjo arritje madhështore i hap rrugën e komunikimit shumë njerëzve që për shkak të problemeve të ndryshme shëndetësore nuk janë në gjendje të flasin apo të shkruajnë. Siç ndodh me pacientët e porsa zgjuar nga koma apo ata që kanë kaluar goditje në tru, por që kuptojnë se ç’ndodh përreth tyre. Teknika e botuar në revistën PLos Biology u bazua në implementimin (zbatimin) e elektrodave në trurin e 15 vullnetarëve, të cilat regjistruan aktivitetin elektrik në kohën kur ata dëgjonin një seri fjalësh dhe fjalish. Regjistrimi për çdo pacient zgjati nga 5 – 10 minuta.

Regjistrimet u përdorën për krijimin e një programi kompjuterik, që shndërronte në fjalë tingujt e koduar në valët e trurit. Një hap tjetër i rëndësishëm ishte dhe leximi i fjalëve nga pacientët. Hulumtuesit arritën të vendosnin elektroda në një zonë të caktuar të trurit që quhet elika superiore temporale. Kjo pjesë përbën qendrën e sipërme të dëgjimit – me fjalë të tjera, na lejon të konvertojmë (kthejmë) në fjalë tingujt që dëgjojmë./AlbStroka.com/

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top