You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » NJË LETËR PËR TY…

NJË LETËR PËR TY…

letra-dashurie-albstroka-blog-lorena-strokaShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

 
“Zonjushë, këtu e disa muaj, nuk po gjej dot mundësinë t’ju zbuloj sekretin tim të madh…
Kaq kohë e mbaj të fshehtë, dhe kjo gjendje po më copëton zemrën ditë e natë… Kush e di, mbase për këtë e ka fajin ndrojtja ime që s’më lë të shprehem…! Ndoshta e ka fajin edhe ftohtësia juaj, largësia, akulli tipik që këmbëngulni të ndërtoni mes nesh. Por, ja, unë nuk ndaloj së menduari për ju dhe vazhdoj të jetoj me kujtimin tuaj…
 
Pres përgjigjen tuaj…
 
Një djalë i varfër,
që ju adhuron…”
 
*u deshën tridhjetë vjet që zonjusha të lexonte letrën e adhuruesit të saj… Tashmë, ishte tepër vonë, ajo kishte ndërtuar jetën e saj, ishte bërë nënë, gjyshe… ndërsa, i riu, kish vdekur nga një sëmundje e rëndë rreth të njëzetë e pesave! 

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top