You Are Here: Home » Mjekësi » LËNGU I PORTOKALLIT E RRIT APO E UL TENSIONIN E GJAKUT?

LËNGU I PORTOKALLIT E RRIT APO E UL TENSIONIN E GJAKUT?

LENGU-I-PORTOKALLIT-E-RRIT-APO-E-UL-TENSION-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-SHKRIME-GAZETARENga Lorena Stroka

S’ka dyshim që në një çast të caktuar të jetës suaj keni ndjerë dobësi apo marrje mendsh, dhe gjëja e parë që njerëzit e gjendur përreth jush bëjnë, është sjellja e një gote me lëng portokalli. Por, akoma dhe pas dhënies së gjakut (nëse i jeni nënshtruar ndonjëherë këtij procesi) veprohet njëlloj, pra, ju ofrojnë lëng portokalli!

Nga shumëkush lëngu i portokallit është cilësuar si mënyra më e mirë për trajtimin e hipotensionit (shtypjes së ulët të gjakut). A është e vërtetë kjo, bazohet në ndonjë studim shkencor, apo është thjesht një tjetër legjendë në fushën e mjekësisë?!

Sipas disa studimeve relative, lëngu i portokallit jo vetëm nuk e rrit shtypjen e gjakut, por, është vërejtur se e ul më së shumti, ose më saktë e normalizon!

Në përgjithësi, vitamina C ndihmon në funksionin më të mirë të endotheliumit dhe rregullimin e shtypjes së gjakut.

Nga ana tjetër, ekspertët theksojnë se lëngu i portokallit përmban sasi të konsiderueshme kaliumi, që është diuretik dhe ndihmon në rënien përkatëse të tensionit!

Në përfundim, e vetmja mënyrë që lëngu i portokallit të ngrejë tensionin është marrja e tij në sasi të mëdha, domethënë vepron njësoj si uji, rrit vëlllimin e  gjakut të qarkulluar dhe rrjedhimisht presionin arterial./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top