You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » LEGJENDA E MUNDËSISË…

LEGJENDA E MUNDËSISË…

albstroka-lorena-stroka-legjenda-e-mundesise-shqiperim-perkthimShqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Niccolo Machiavelli

Cila je ti? Nuk ngjan me grua të vdekshme që qiejt i falën bukuri të tillë? Pse nuk rri e qetë në një vend? Pse ke krahë në këmbë?

Jam mundësia dhe pak njerëz më njohin. Lëviz vazhdimisht, sepse njërën këmbë e kam mbi një rrotë. Nuk ka krahë që të ma kalojë në rendje, krahët në këmbë i kam që të verboj botën kur rend. Flokët e shpupuritura i mbaj të lëshuara para, me to mbuloj fytyrën dhe gjinjtë për të mos më njohur asnjë kur vij. Në pjesën e pasme të kokës jam tullace. Më kot, askush s’më ndalon dot, sado që të mundohet.

– “Mirë por, më thuaj, kush vjen me ty?”.

– “Pendimi. Prandaj kuptoje. Kush nuk arrin të rrëmbejë mua, kapë atë. Ndërsa ti humbet kohën me fjalë dhe mendime të pakuptimta, unë të rrëshqas duarsh, pa e kuptuar”./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top