You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » LE TË FLASIM PËR RREZIKUN…

LE TË FLASIM PËR RREZIKUN…

Shqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Leo Buscaglia

Le të flasim për rrezikun, është aq bukur…

Sapo mëson të rrezikosh e gjithë jeta jote ndryshon. Por ndryshimi dhe zhvillimi do të ndodhin vetëm nëse je i gatshëm të rrezikosh dhe të eksperimentohesh me jetën tënde. Askush nuk është kurrë i sigurtë për asgjë. Gjithçka është rrezik…

Më kujtohet kur vite më parë mora vendimin të shisja të gjitha sendet e mia, kundër mendimit të të gjithëve. Doja të gjezdisja botën. Doja të dëgjoja tingullin e kristaltë të këmbanës së një kishe në Nepal.

Doja të ulesha në një arë orizi të Tajlandës, të flisja me njerëzit, ose të paktën t’i përqafoja. Kështu dhe bëra. Shita makinën, shtëpinë, sigurinë time, gjithçka që kisha… Dhe u nisa…

Njerëzit thonin: “Po ç’janë këto gjëra? Braktise punën e shtruar? Ku do të gjesh tjetër? Do të vdesësh nga uria kur të kthehesh… U ktheva me dhjetë cent në xhep. Nuk vdiqa nga uria, mësova. Gjërat që mësova ishin pafundësisht të rëndësishme. Mësova për sjelljet./AlbStroka.com/

vijon…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top