You Are Here: Home » Mjekësi » Larja e duarve përbën mënyrë jetese

Larja e duarve përbën mënyrë jetese

Nga Lorena Stroka

A e keni menduar ndonjëherë se sa mikrobe qarkullojnë në duart tuaja të bukura e të buta? Jashtë mase. Për këtë arsye, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm me higjienën e tyre. Mjafton të sillni në mend se sa gjëra kalojnë nga duart tuaja përditë, për të kuptuar arsyen se pse larja e tyre përbën mënyrë jetese…

Larja e duarve, është një nga rregullat themelore që mësojmë qysh në hapat e para të jetës sonë. Larja e shpeshtë e tyre, na ndihmon jo vetëm në kuptimin estetik, por mbi të gjitha në funksionin e mirë të shëndetit. Sa më të pastër jemi, aq më pak mikrobe kemi. 

 Larja e duarve duhet të zbatohet:

·        Para/pas ngrenies

·        Para/pasi të shkoni në tualet

·        Para/pas gatimit

·        Pasi të vini në kontakt me kafshë shtëpiake

·        Pasi të kolliteni/psherëtini

·        Pasi ktheheni nga jashtë (shëtitje, punë, shkollë etj., etj.)

·        Pas dhënies së dorës (kur takoheni me dikë)

·        Pas hedhjes së  plehrave

Shkumoni mirë çdo pjesë të duarve, kryesisht atë të thonjve, pasi aty mblidhen më shumë mikrobet. Kini parasysh që larja e duarve nuk kryhet me grafikë, por, gjatë gjithë kohës, sa më shpesh, aq më mirë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top