You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » XHELI ALOE VERA QË ELEMINON RRUDHAT E SYVE DHE BALLIT (foto)

XHELI ALOE VERA QË ELEMINON RRUDHAT E SYVE DHE BALLIT (foto)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në qoftë se ka ndonjë produkt kozmetik që nuk duhet të mungojë nga çanta e asnjë femre, që kërkon të jetë gjithmonë e përsosur, ai është patjetër xheli Aloe Vera. Personalisht, përdor disa lloje Aloe Vera, për receta të ndryshme. Asnjëherë, nuk përdor të njëjtin produkt për gjithçka, me fjalë të tjera, dua t’ju them se tjetër Aloe Vera përdor për sy, ballë apo qafë, dhe tjetër për përgatitjen e kremrave antirrudhë apo hidratuese.

Sot, po ju postoj për herë të parë foton e xhelit Aloe Vera që përdor VETËM për fytyrë. Sinqerisht, ju ftoj të gjithave ta provoni. Brenda 2 minutave të para, pas aplikimit do mbeteni të mahnitura, vijëzat jo thjesht i zbutë, por i zhdukë (pa ekzagjerime).

Vajza, mos prisni të shkoni 30+ që të provoni Aloe Vera, aplikojeni qysh herët, sepse efektet do të jenë shumë më të mira. Vetëm kështu do të tregoni 5-7 vjet më të reja nga mosha juaj reale./AlbStroka.com/

*Preferoni të blini aloe vera vetëm në farmaci. Jepini përparësi kurave natyrale dhe jo trukimeve të përkohshme.

Kushton vetëm 6.40 euro…

Përqafime të ngrohta…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top