You Are Here: Home » Mjekësi » CILËT DUHET TË KONSUMOJNË PELTE MBRETËRORE DHE PSE?

CILËT DUHET TË KONSUMOJNË PELTE MBRETËRORE DHE PSE?

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-GAZETARE-PERFITIMET-SHENDETESORE-TE-PELTESE-MBRETERORENga Lorena Stroka

Peltja mbretërore është cilësuar si eliksir shëndeti dhe rinie, për shkak të përbërësve të çmuar që ajo përmban.

Në mënyrë të veçantë, përmban 67% ujë, 15.5% proteina, 12.5% sheqerna dhe 4% lipide dhe kripëra minerale. Ajo çka i jep veti të mahnitshme peltesë është bollëku i vitaminave B, të cilat janë thelbësore për funksionin e mirë jo vetëm të sistemit nervor, por, të të gjithë trupit.

Për më tepër, përmban, 3.9 mg B1 thiamine, 26.5 mg B2 riboflavin, 84 mg B3 thiacin, 2.4 mg B6 pirodiksin, 100 mg inositol, 1.7 mg biotin, 0.2 mg acid folik etj., etj.

Cilët pëfitojnë nga konsumi i saj?

FËMIJËT

  • me anemi
  • me zhvillim të ngadaltë fizik dhe mendor
  • që janë në fazë shërimi
  • para provimeve

TË RRITURIT

  • për parandalimin e viruseve sezonale
  • kundër depresionit, ankthit, stresit
  • gjatë konstipacionit (kapsllëkut)
  • kundër impotencës seksuale dhe infertilitetit (shterpësisë)
  • kundër simptomave që lidhen me menopazuën
  • kundër atherosklerozës (kontroll i niveleve/vlerave të kolesterolit)
  • kundër lodhjes
  • kundër kequshqyerjes dhe anoreksisë nervoze
  • kundër Parkinson-it
  • kundër Alzheimer-it
  • kundër shtypjes së lartë të gjakut (hipertensionit)
  • kundër sëmundjes së sheqerit
  • kundër pleqërisë
  • kundër dhimbjeve të kokës
  • redukton rrezikun e sëmundjes koronare të zemrës
  • redukton vlerat e kolesterolit në gjak
  • kundër frakturave të kockave
  • kundër inflamacioneve
  • përmirëson kujtesën
  • kundër astëmës dhe alergjive në përgjithësi./albstroka.com/

Mënyra e marrjes së peltesë mbretërore

Rekomandohet një lugë çaji në mëngjes (esëll) nën gjuhë derisa të shkrihet. Fëmijët duhet të marrin gjysmë luge çaji, ndërsa atletët dhe pacientët deri në dy lugë çaji./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top