You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » KURRË

KURRË

Përktheu: Lorena Stroka, MA in Specialised Translation

– “NUK DO TË VISH MË KURRË?”

– “Kurrë”.

– “Ç’do të thotë kurrë? Shikoj larg! Përpiqem të përshkruaj përjetësinë”.

– “Kurrë do të thotë: as nesër, as pasnesër. As për një muaj, as për tre muaj. As për një vit, as për dhjetë vjetë”.

– “Por ndoshta më vonë”.

– “Nuk ka më vonë se kurrë. Fiksoj vështrimin mekanikisht në një gjemb të madh. Kuptoi? Nuk kuptoi. Shikoj pyetjen tjetër tërë agoni në sytë e tij”.

“Ulem në kopësht me veten time dhe mundohem t’i shpjegoj. Vetja ime është një fëmijë i vogël gjithë pyetje. Unë jam plak dhe nuk i përgjigjem dot”.

– “Kush është më e fortë kurrë apo kurrë-kurrë?”

– “Janë njëlloj!”

– “Jo, nuk janë. Kurrë-kurrë është më e fortë. Dhe ti nuk the kurrë-kurrë. The kurrë. Mund të rikthehet.”/AlbStroka.com/

vijon…

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top