You Are Here: Home » Kuriozitete » A e dini se…

A e dini se…

                      Nga Lorena Stroka

Gjurmët e milingonave

Milingonat komunikojnë me mesazhe kimike, flasin domethënë nëpërmjet erërave. Përdorin këto lloj mesazhesh në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Për shembull, paralajmërojnë për rreziqet e mundshme ose lokalizojnë dhe njohin partnerët e tyre nga e njëjta fole.

Bletët

Kur një bletë zbulon një burim të mirë për t’u ushqyer, kthehet në koshere që të lajmërojë dhe gjithë të tjerat. E bën duke fluturuar me një mënyrë të veçantë , duke formuar një formë që ngjan me numrin 8, që deklaron se sa larg ndodhet burimi i ushqyerjes  dhe vendndodhjen e saktë në lidhje me diellin. Bletët e një koshereje shkëmbejnë midis tyre mesazhet kimike që i ndihmojnë të dinë rrethanat e jetesës së bletëve të tjera dhe praninë ose mungesën e mbretëreshës, në çastin konkret.

 

Shumëfishim për të mbijetuar

Të vegjëlit e akrepave përbëjnë mikrografi të prindërve të tyre. Dalin nga vezët sapo thyhen dhe mbërthehen mbi njëri tjetrin ose mbi nënën e tyre.

 

Helme

Përveç dy grupeve të vogla, merimangat janë të gjitha helmuese. Shumica e tyre kanë dhëmbë tejet të vegjël dhe nuk janë të afta të kafshojnë lëkurën njerëzore. Ekzistojnë merimanga që përmbajnë sasira të vogla helmi, dhe që nuk përbëjnë rrezik për jetën e njeriut. Ndërsa ato më helmueset i përkasin llojeve Latrodectus, Laxosceles dhe Lycosa. Akrepi i zi (Latrodectus mactans) e sulmon dhe kafshon njeriun duke i derdhur një sasi helmi që mund të jetë vdekjeprurëse. Helmi i saj  është 15 herë më i fortë se ai i gjarprinjve.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top