You Are Here: Home » Kuriozitete » Bota misterioze e detit

Bota misterioze e detit

Nga Lorena Stroka

Si krijohet kripa e detit dhe a është gjithmonë në të njëjtën masë?

Deti e siguron kripën e tij nëpërmjet lumenjve që derdhen në të duke tërhequr materiale të ndryshme nga shkëmbinjtë, gurët midis tyre dhe kripëra. Në qoftë se deti do të ishte një “kovë” ku përfundojnë të gjitha ato materialet e tërhequra nga ujërat e lumenjve, atëhere pse me kalimin e kohës nuk rritet përmbajtja e kripës? Dhe sa kripë sjellin lumenjtë, pasi uji që sjellin disa herë është i ëmbël? 3% e ujit të detit përbëhet nga substanca të ndryshme, ku 90% e  të cilave janë kripë. Nëse të gjithë kripën e sillnin lumenjtë, ajo çka është sot në det, do të kishte ardhur brenda 100 vjetëve. Gjithashtu, egzaminime laboratorike që u realizuan në disa sendimente 200 milionë vjeçare treguan se edhe atëhere kishim të njëjtën masë kripe brenda në ujë. Pra oqeanet dhe detet nuk presin që t’u vijë kripë e gatshme, por e përgatisin vetë me mekanizmat e tyre.

Cilat janë mekanizmat e prodhimit të kripës që përmban uji i detit?

Mes shumë të tjerave, deti është dhe  një laborator i çuditshëm kimik. Natriumi, klori, si dhe gurët e kripës që përdoren për gatim, gjenden brenda ujit të detit. Natriumi qëndron i patretur deri në 69 milionë vjet.

A është e lejueshme të zhytemi në det pasi të ketë rënë shi?

Është një pyetje të cilën nuk e bëjnë shumë njerëz pasi e konsiderojnë të parëndësishme. Sidoqoftë, përgjigjia është JO. Pas një shiu të rrëmbyeshëm, në det përfundojnë sasira të shumta e të padëshirueshme materialesh të ndryshme, siç janë jashtëqitjet e njerëzve dhe të kafshëve, plus dhe çdo që gjë ka shpëlarë uji nga asfaltet, në kombinim me substanca të tjera të dëmshme për organizmin tonë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top