You Are Here: Home » Kuriozitete » Kuriozitete për kafshët

Kuriozitete për kafshët

Nga Lorena Stroka

Suedezi Charles Linnaeus në punimin e tij Systema naturae paraqiti sistemin e parë të klasifikimit të kafshëve dhe bimëve. Qysh atëherë, filluan të formoheshn opinionet e para për funksionin e organeve të ndryshme (fiziologjinë). Lavoisier, babai i kimisë bashkëkohore realizoi shumë eksperimente dhe studioi frymëmarrjen e kafshëve.

Shek XIX: Filloi të mbizotëronte idea e zhvillimit të llojeve. Buffon interpretoi drejt rëndësinë e fosileve si dëshmi e llojeve të zhdukura. Lamarck, pedagog i Botanikës dhe Zoologjisë në  vitin 1973 (Paris), përpunoi teorinë e parë të evolucionit të llojeve. Cuvier, u angazhua me anatominë krahasuese, zoologjinë sistematike dhe paleontologjinë. Darwin, në veprën e tij Origjina e llojeve, procesin e zgjedhjes natyrale  e konsideronte fillim të evolucionit. Në vitin 1839, gjermanët Slaide dhe Zwann formuan teorinë qelizore. Vepra e  zoologut Zwann u krahasua me atë të Darwin, për shkak të rëndësisë së madhe që kishte, pasi tregonte për herë të parë rëndësinë e qelizës si njësi themeltare e çdo formë jete dhe si pikënisje zhvillimi e çdo organizmi. Gjatë shek XIX u shfaqën teknika të reja të hulumtimit shkencor, ndërsa hapa të rëndësishëm bëri dhe zoologjia krahasuese, falë misioneve shkencore. Koleksionet e muzeve u pasuruan me material të ri ndërsa u krijuan dhe degë të reja zoologjie.

Shek XX: U krijua ethologjia, shkenca që merret me studimin e sjelljes së kafshëve. Në 1973 Karl von Frisch  u vlerësua me çmimin Nobel për studimet e tij ethologjike.

Kafshët më të rralla në botë

Kafsha më e rrallë në botë është breshka e ishullit Pinta (Geochelone elephantopus abingdomi) në arkipelagun Galapago. Ka mbijetuar vetëm një përfaqësues mashkull i llojit, që quhet Xhorxh i Vetëm. Pasi shpresat për t’u gjetur një i dytë janë inekzistente, ky nënlloj breshke, konsiderohet i zhdukur.

Një kafshë tjetër e rrallë është rinoceronti i ishullit Java (Rhinoceros sandaicus) prej të cilit kanë mbijetuar vetëm (60) në Indonezi dhe Vietnam.

E vetmja kafshë ujore (gjitare) në botë është delfini i ujit të ëmbël (Lipotes Vexillifer) që jeton në lumin Yangtze të Kinës. Kanë mbetur vetëm 15 përfaqësues të llojit.

Kafsha që jeton më gjatë në planet është breshka gjigande. Në vitin 2006 ngordhi Hariet, një mostër që lindi në kohën e Darwin, domethënë rreth vitit 1830.

Mosha mesatare e disa kafshëve:

  1. Lopa – 10
  2. Kali – 20
  3. Ariu – 18
  4. Macja – 12
  5. Gorilla – 20
  6. Delfini – 20
  7. Dreri 10
  8. Elefanti – 40
  9. Kanguri – 7
  10. Gjirafa – 10
  11. Gjeli – 8
  12. Lepuri – 5
  13. Luani – 15
  14. Ujku – 10
  15. Miu – 2
  16. Delja – 12
  17. Rinoceronti – 15
  18. Qeni – 12
  19. Breshka – 100
  20. Derri – 10

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top