You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KURË SPECIALE ME ARGJIL DHE BOLLGUR (EKSKLUZIVE)

KURË SPECIALE ME ARGJIL DHE BOLLGUR (EKSKLUZIVE)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Më vjen të plas nga inati. Është hera e dytë që provoj të bëj një ëmbëlsirë dhe nuk po del ashtu si dua unë. Megjithëse, ndjek përpikmërisht të gjitha udhëzimet e recetës, prapë së papë, rezultati përfundimtar është larg pritshmërisë sime. Tani, dy gjëra ndodhin, ose ajo që më dha recetën diçka ka harruar të shtojë, ose unë nuk jam kaq e zonja sa mendoj! Do ta provoj dhe një herë tjetër, në rast se nuk ia dal, do të heq dorë njëherë e mirë!

Kështu, para se të bëja përpjekjen e tretë, thashë me vete: “pse s’shkruan diçka për ndjekëset e tua besnike?”.  Vajza, sot do të flasim për një tjetër maskë natyrale fytyre dhe trupi, e cila ka veti zbutëse, shkëlqyese, steptike, tonike, anti-inflamatore dhe antikosidante.

Përbërësit

3 lugë argjil/baltë  (me ngjyrë të gjelbërt/kuqe/bardhë)

5-6 petale (të thara/ose të njoma) trëndafili/karafili

1 filxhan kafeje lëng trëndafili

1 lugë gjelle bollgur

2 lugë gjelle dhallë

1 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Fillimisht, bluani petalet e trëndafilit dhe bollgurin. Në vazhdim, pasi të keni ngrohur dhallën dhe lëngun e trëndafilit, shtoni, mjaltin, argjilin, pluhurin e petaleve dhe përziejini mirë bashkë. Aplikojeni në fytyrë/trup të pastër dhe lereni të veprojë për rreth 20 minuta. Pastaj lahuni me ujë të ftohtë./AlbStroka.com/

Pas pak sërish bashkë…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top