You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » MALL – KUDO DHE ASKUND

MALL – KUDO DHE ASKUND

MALL

© Lorena Stroka

Kisha kohë pa kaluar,
rrugës që të shpinte atje,
te burimi ujë-kulluar,
ku dikur takoheshim ne…
Më thanë se ka shteruar,
në të s’shkon më njeri,
e pamundur, mendova,
të vdesë një vend i tillë…
Ndaj vendosa të shkoj,
ta shoh me sytë e mi,
të bindesha për të kundërtën,
të të ndieja përsëri…
Rrugës tek zbrisja,
malli më gulçonte në shpirt,
lutesha gjithçka të qe veç ëndërr,
të mos kish’ ardhur kurrë kjo ditë…

shkëputur nga libri: KUDO DHE ASKUND

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top