You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KURA SPECIALE ME RREPKA QË FSHIN RRUDHAT E FYTYRËS

KURA SPECIALE ME RREPKA QË FSHIN RRUDHAT E FYTYRËS

albstroka-blog-kure-speciale-me-rrepka-per-nje-fytyre-pa-rrudha-gjithçka-mbi-femrat-floke-fytyre-trup-maska--keshilla-bukurie-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Nuk ka gjë më të bukur se sa të shikosh fytyra të qeshura e të kuruara. Imazhi i femrave të sotme sa vjen e përmirësohet, është fantastike të shikosh nëna me dy apo tre fëmijë, por, dhe të punësuara njëkohësisht që shkëlqejnë vërtet. Dhe e gjithë kjo ka filluar të ndodhë falë ndryshimit të mendësive të vjetra, që domethënë po u martove  e bëre fëmijë, “mbarove” si femër, je veç nënë e bashkëshorte.

Sot do të mësojmë të përgatisim një tjetër maskë fytyre me përbërës kryesor rrepkat. Për të qenë më e saktë në formulimin tim është një kurë speciale, e cila duhet bërë rregullisht 1-2 herë në javë për 90 ditë. Maska në fjalë, hidraton, zbutë dhe fshin rrudhat e lëkurës.

Përbërësit

1 filxhan kafeje lëng rrepkash

1  të verdhë veze

4 lugë gjelle kos organik

1 kastravec të grirë hollë

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë së bashku të gjithë përbërësit e mësipërm, pastaj aplikoni një pjesë të përzierjes në fytyrë dhe qafë (të pastër) duke  e lënë të veprojë rreth 15 minuta. Pjesën e mbetur mbulojeni me membranë plastike dhe ruajeni në frigorifer për ta aplikuar herën tjetër (brenda 24 orëve të ardhshme, jo më vonë, sepse nuk ka më të njëjtat efekte)./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top