You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KURA QË ZBUT SHENJAT E PLAKJES, (EKSKLUZIVE)

KURA QË ZBUT SHENJAT E PLAKJES, (EKSKLUZIVE)

kure-mahnitese-me-vaj-kanelle-dhe-avokdaoje-albstroka-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Të gjitha e dimë se sa e pamëshirshme mund të tregohet koha me ne. Sidomos nëse nuk marrim masat e duhura mbrojtëse. Dhe kjo nuk nënkupton përdorimin e sa më shumë produkteve kozmetike, por, përzgjedhjen e kujdesshme të tyre… Kohët e fundit, jam marr me testimin e vajit të kanellës, avokados, bajames dhe jojoba-s. Përzierja e të cilave mund të quhet me plot gojën MAHNITËSE! Ofron hidratim, ushqyerje, zbutje dhe heqje rrudhash… (d.m.th. të tëra të mirat bashkë, apo jo?!)

Përbërësit

5 pika vaj kanelle

7 lugë gjelle vaj avokado

3 pika vaj bajame

3 pika vaj jojoba

Përgatitja

Në një vazo prej qelqi shtoni përbërësit e mësipërm dhe tundini fort së bashku. Në vazhdim, aplikoni disa pika në fytyrë dhe qafë, kryesisht në ato pjesë ku rrudhat janë më të thella, p.sh. përreth syve, buzëve dhe tek dekolteja. Për efekte sa më të mira, përsëriteni çdo dy ditë, gjithmonë para se të flini./albstroka.com/

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top