You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » KURA NATYRALE PËR LUFTIMIN E ALOPECIAS ANDROGJENIKE

KURA NATYRALE PËR LUFTIMIN E ALOPECIAS ANDROGJENIKE

LORENA-STROKA-SEKRETE-BUKURIE-TRAJTIMI-I-ALOPECIAS-ANDROGJENIKE-ALBSTROKA-BLOG© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Zakonisht vërehet një lloj ngatërrese mes rënies së thjeshtë të flokëve dhe alopecias androgjenike!

Alopecia Androgjenike është një gjendje gjenetike që mund të prekë sa femrat po aq dhe meshkujt. Në këtë rast, rënia e flokëve mund të jetë e pjeshme ose tërësore. Mendohet se disa prej shkaqeve kryesore që çojnë në humbjen e flokëve janë: trashëgimia, marrja e barnave me përmbajtje të lartë hormonesh, sëmundjet infektive, mosfunksioni i duhur i gjendrave tiroide, kequshqyerja, ankthi etj., etj.

Alopecia Androgjenike krijon vatra boshe në majën e kokës… kryesisht tek vija ndarëse e flokëve (pra, në mes), të cilat zmadhohen gjithnjë e më shumë, madje dhe në kohë të shpejtë. Gjëja e parë që duhet bërë në këtë rast, është të kërkoni ndihmën e dermatologut tuaj, i cili në bazë të shqyrtimit nga afër të gjendjes, do të përcaktojë dhe trajtimin specifik. Në shumicën e rasteve, mjekimi që jepet është minoxidili!

Nga ana tjetër, mund të ndiqni disa trajtime/kura natyrale në mjedisin e shtëpisë tuaj, me efekte goxha të kënaqshme, sidomos, nëse jeni ende në fazat e para të Alopecias Androgjenike.

1. Konsumoni salmon (përmban acide yndyrore omega-3), vitaminë B12 dhe dhe hekur. Të gjitha këto kontribuojnë në shëndetin e mirë të fijeve të flokut!

Spinaq dhe brokol – janë të pasura me vitaminë A, C, hekur dhe kalcium.

Fasule – janë të pasura me hekur, zink dhe biotin.

Arra – kanë përmbajtje të lartë seleni…

Enciklopedisht, substancat më të vlefshme për luftimin e rënies së flokëve janë: vitaminat A, B6, E, zinku, bakri, magnezi dhe acidi folik.

2. Masazhoni lëkurën e kokës – përveçëse ju qetëson, ndihmon dhe në qarkullimin e mirë të gjakut. Përzieni së bashku 3 pika vaj esencial dafine, 3 pika vaj esencial livandoje, 3 pika vaj esencial sherebele, 3 pika vaj esencial trumze dhe pastaj bëni masazh të lehtë me majat e gishtrinjve në rrënjët e flokëve.

3. Përdorni ekstrakt çaji – studimet më të fundit kanë treguar se ekstrakti i çajit të gjelbër mund të ngadalësojë prodhimin e hormoneve mashkullore, të cilat përgjegjësohen për shfaqjen e Alopecias Androgjenike. Por, dhe përdorimi i shampove me përmbajtje të lartë çaji është mjaft i dobishëm për lëkurën e kokës.

4. Përdorni vaj Emu – vaji në fjalë ndërpret veprimin e androgjeneve në organizëm. Ndërkohë që aplikimi lokal i tij kontribuon në rritjen e flokëve si dhe shumimin e qelizave rreth folikulave./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top