You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » KUR SEKSI ISHTE KRIM…

KUR SEKSI ISHTE KRIM…

Nga Lorena Stroka

Për shumë vite masturbimi konsiderohej jo vetëm mëkat por dhe shkatërrues i funksioneve të organizmit. Konsiderohej armik numër një i shikimit dhe dëgjimit. Për këtë arsye, në vitin 1830 krijuan një pajisje të ngjashme me jockstrap – tip mbathje atletësh. Pajisja në fjalë e pengonte mashkullin të masturbohej. Gjatë periudhës Viktoriane, sperma ishte e çmuar si vajrat esenciale, dhe mendohej se nuk duhej humbur kot, por vetëm brenda martesës dhe për të sjellë në jetë pasardhës.

Pajisja ishte e bërë nga material i fortë (kockë ose dru) dhe lidhej me rrip (natyrisht çelësin e mbante dikush tjetër, jo i zoti), brenda saj mbaheshin të izoluara penisi dhe testikujt. Disa vrima të vogla në të lejonin urinimin. Materiali i ngurtë ndalonte plotësisht ereksionin e mashkullit. Modeli më i përparuar i pajisjes, në vitin 1850, shoqërohej nga një këllëf… akulli, për rezultate më të sigurta./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top