You Are Here: Home » Kuriozitete » Kur qan s’nxjerrë lotë por… gurë

Kur qan s’nxjerrë lotë por… gurë

Nga Lorena Stroka

Në një fshat të largët të Indisë, pranë provincës Hyderabad, vogëlushja shtatë vjeçare Kura Nitya së bashku me familjen e saj gjatë dy javëve të fundit vunë re një fenomen te veçantë. Kur vajza qan, nga syri i djathtë, në vend që të rrjedhin lotë, dalin gurë mikroskopikë. Fenomeni filloi në datën 26 tetor, sipas vogëlushes kur gurët dalin nga syri i saj ndjen veç një enjtje të lehtë në pjesën e poshtme dhe asnjë dhembje. Shkenca nuk është në gjendje të japë përgjigje të mjaftueshme, ndërsa okulistët që ekzaminuan rastin e shtatë vjeçares nuk arrijnë të kuptojnë se si ndodh ky paradoks. Gjyshi i Kura, z. Gopal Reddy, deklaroi për gazetarët: “Fillimisht menduam se mos qe ndonjë forcë hyjnore dhe iu lutëm zotit që të ndalonte”. Familja i dorëzoi gurët shkencëtarëve, për hulumtim të mëtejshëm./AlbStroka.com/

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top