You Are Here: Home » Të ndryshme » Kur disa bindje janë të gabuara…

Kur disa bindje janë të gabuara…

Nga Lorena Stroka

  • Ajnshtajni nuk ishte nxënës i mirë: Breza të tërë fëmijësh u rritën me bindjen se fizikanti i lauruar me Nobel nuk ia çonte mirë në mësime. Në realitet, Ajnshatjni jo vetë ishte nxënës i mirë, por prirjet e tij në lëndët shkencore fizikë dhe matematikë ishin të jashtëzakonshme.
  • Minjve u pëlqen djathi: Jo, pra, minjve u pëlqejnë më shumë ushqimet e pasura me sheqer dhe drithërat.
  • Napoleoni ishte i shkurtër: Hipotezat mbi gjatësinë e tij ishin nga më të ndryshmet, disa e konsideronin aq mikroskopik sa vështirë të besonte njeri madhështinë e tij. Në realitet, ishte 1. 70 cm i gjatë, aspak i shkurtër duke marrë parasysh njeri gjatësinë mesatare të bashkëkohësve të tij.
  • Edisoni, shpiku llampën elektrike: Edisoni zbuloi shumë gjëra, por llampa elektrike nuk ishte një prej tyre, përkundrazi zbulimi i atribuohet francezit Jozef Suan.
  • Njeriu e ka prejardhjen nga majmuni: Darvini nuk tha saktësisht këtë. Thjesht, argumentoi se njeriu, majmuni dhe shimpazeja kishin të njëjtin paraardhës para shumë shumë vitesh.
  • Vikingët kishin helmeta me brirë: Realiteti është krejt i kundërt, vikingët e kishin si zakon të varroseshin bashkë me helmetat dhe brirët që përdornin për të pirë, por jo se kishin lindur me ato në kokë.
  • Kolombi mendonte se Toka ishte e sheshtë: Mund të mos e dinte se sa e madhe ishte Toka, megjithatë nuk kishte frikë se mos binte në boshësi kur të arrinte në anë të saj.
  • Zona të ndryshme të gjuhës identifikojnë shije të veçanta: Është e vërtetë që kemi sensorë të ndryshëm në pjesë të të veçanta të gjuhës, por kjo nuk do të thotë se janë të ndara në zona dalluese (ndarja u bë kryesisht për lehtësinë e mësimdhënies).

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top